Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama: Përjashtimi nga forumi për “Lojërat Mesdhetare 2030” është vendim politik dhe presion ndaj organizatorëve

Qendra Info by Qendra Info
14/09/2026
in Lajme
0
“Zbulohen drejtorët e PDK-së në Prishtinë – këta emra pritet t’i emërojë Përparim Rama”.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti se kanë ushtruar presion politik ndaj organizatorëve të forumit “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”, duke pretenduar se është përjashtuar nga lista e folësve.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se Prishtina është qyteti nikoqir i “Lojërave Mesdhetare 2030”, ndërsa sipas tij, në forumin e organizuar nga European Investors Council (EIC), ai nuk është lejuar të flasë.

Sipas Ramës, organizatorët i kanë thënë se përjashtimi i tij nga fjala ka ardhur me kërkesë direkte të Ministrisë së Sportit.

“Kjo nuk është gafë protokollare. Është vendim politik dhe është presion ndaj organizatorëve!”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se, sipas tij, është ironike që një forum i tillë organizohet për koordinim, partneritet dhe investime, ndërsa njëkohësisht kryetari i Prishtinës përjashtohet nga fjala.

Rama e ka cilësuar këtë si pjesë të asaj që ai e quan “mentalitet qeverisës të Albin Kurtit”, duke pretenduar se edhe një projekt me përmasa ndërkombëtare po tentohet të filtrohet përmes interesave partiake dhe kontrollit politik.

“Të organizosh forum për Prishtina 2030 dhe të kërkosh përjashtimin e Kryetarit të Prishtinës nga fjala është institucionalisht absurd dhe politikisht simptomatik”, ka deklaruar ai.

Në fund, Rama ka thënë se Kurti mund të kontrollojë listën e folësve, por sipas tij, “Prishtina 2030” është më e madhe se çdo interes politik.

Deklaratat janë bërë nga kryetari i Prishtinës në një postim publik, ndërsa pretendimet e tij për ndërhyrjen e Ministrisë së Sportit ndaj organizatorëve nuk janë shoqëruar me prova të tjera në postim.

Related

Previous Post

A mund ta zëvendësojë një aplikacion të gjithë portofolin tuaj? BE-ja sjell Portofolin e Identitetit Dixhital

Next Post

Fluks i madh pacientësh gjatë vikendit në QKUK: Për tre ditë u kryen afër 900 shërbime emergjente

Next Post
Rreth 1 mijë raste emergjente në QKUK gjatë fundjavës, 72 persona të lënduar në aksidente.

Fluks i madh pacientësh gjatë vikendit në QKUK: Për tre ditë u kryen afër 900 shërbime emergjente

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.