Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur fajtor Hashim Thaçin për disa nga pikat e aktakuzës dhe e ka dënuar me një dënim unik prej 25 vitesh burgim.
Sipas vendimit të shpallur në Hagë, Thaçi është shpallur fajtor për pikën e tretë, që lidhet me arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm të personave.
Gjykata e ka gjetur gjithashtu fajtor në lidhje me trajtimin çnjerëzor, sipas nenit 16, si dhe për torturën, sipas nenit 14.
Sipas aktgjykimit, veprat për të cilat është shpallur fajtor lidhen me rreth 300 persona.
Për këto vepra, Gjykata ka caktuar një dënim të unifikuar prej 25 vitesh burgim.
Detajet e plota të aktgjykimit dhe arsyetimi i Gjykatës pritet të bëhen të ditura gjatë leximit të vendimit.

