Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka shpallur fajtor Jakup Krasniqin dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim.
Krasniqi është njëri nga katër ish-drejtuesit e UÇK-së që po gjykohen në këtë proces në Hagë, së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Sipas aktakuzës, ndaj të akuzuarve janë ngritur gjithsej 10 pika, prej të cilave gjashtë lidhen me krime kundër njerëzimit dhe katër me krime lufte. Mes tyre janë ndjekja penale, burgimi, aktet e tjera çnjerëzore, tortura, vrasja, zhdukja me forcë, si dhe arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar.
Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim, sipas vendimit të shpallur sot nga Trupi Gjykues në Hagë.
Aktgjykimi ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së është shpallur më 16 shtator 2026.

