Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka shpallur fajtor Kadri Veselin dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim, si dënim të unisuar.
Vendimi është shpallur sot, më 16 shtator 2026, në kuadër të aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Procesi gjyqësor lidhet me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.
Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, sipas vendimit të shpallur nga Trupi Gjykues në Hagë. Dhomat e Specializuara e kishin caktuar 16 shtatorin si datën e shpalljes së aktgjykimit për katër të akuzuarit.

