Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

MINTI monitoron çmimet e naftës: Nuk është konstatuar abuzim, rritja lidhet me tregun ndërkombëtar

Qendra Info by Qendra Info
17/09/2026
in Lajme
0
MINTI monitoron çmimet e naftës: Nuk është konstatuar abuzim, rritja lidhet me tregun ndërkombëtar
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur se po monitoron në vazhdimësi çmimet e derivateve të naftës në tregun e Kosovës.

Sipas MINTI-t, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) po monitoron çmimet në pikat e shitjes në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa bazuar në çmimet e importit të deklaruara nga Dogana e Kosovës, deri tani nuk është evidentuar ndonjë abuzim me çmimet e shitjes.

Sipas të dhënave të Doganës, çmimi i importit të derivateve të naftës gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 1.83 euro, ndërsa çmimi i shitjes në pompat e derivateve, sipas raporteve të IQMT-së, ka lëvizur nga 1.92 deri në 1.94 euro për litër.

Sa i përket benzinës, çmimi i importit gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 1.54 euro, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë ka lëvizur nga 1.61 deri në 1.67 euro për litër.

MINTI ka bërë të ditur se, në rast se përmes monitorimit dhe verifikimeve konstatohet abuzim me çmimet nga kompanitë që merren me shitjen e derivateve, do të shqyrtohet mundësia e rikthimit të vendimit për përcaktimin e marzhës tregtare maksimale të lejuar për shitjen me shumicë.

Ministria u ka bërë me dije konsumatorëve se tregu është nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Sipas saj, rritja aktuale e çmimeve të derivateve në Kosovë nuk vjen si pasojë e lëvizjeve të brendshme të tregut, por lidhet me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rritjen e çmimeve të furnizimit në tregun ndërkombëtar.

MINTI ka theksuar se do të vazhdojë monitorimin e çmimeve dhe do të ndërmarrë masa nëse gjatë kontrolleve evidentohen praktika abuzive.

Related

Previous Post

Çfarë do të nënkuptonte një “anëtarësim i asociuar” i Kanadasë në BE?

Next Post

Biletat për Kosovë–Irlandë në Ligën e Kombeve dalin në shitje

Next Post

Biletat për Kosovë–Irlandë në Ligën e Kombeve dalin në shitje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.