Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti nga Staten Island: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm

Qendra Info by Qendra Info
20/09/2026
in Lajme
0
Kurti nga Staten Island: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ruajtjen e identitetit dhe gjuhës shqipe në diasporë, gjatë një vizite në Staten Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku për herë të parë është organizuar “Albanian Festival”.

Kurti ka theksuar se integrimi në shoqërinë amerikane nuk nënkupton domosdoshmërisht humbjen e identitetit shqiptar.

“Mund ta duash Amerikën dhe njëkohësisht ta duash fort vendin prej nga vjen familja jote, pasi që identiteti shqiptar jo domosdo humbet duke u integruar në shoqërinë amerikane”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, ruajtja e gjuhës shqipe është një nga përgjegjësitë kryesore ndaj brezave të ardhshëm, ndërsa komuniteti shqiptar në diasporë, veçanërisht në SHBA, vazhdon ta kultivojë këtë identitet përmes aktiviteteve kulturore.

Në Staten Island është organizuar për herë të parë “Albanian Festival”, aktivitet që ka mbledhur komunitetin shqiptar përmes muzikës dhe ushqimeve tradicionale shqiptare.

Kurti ka thënë se festivale të tilla shërbejnë për bashkimin e gjeneratave, duke lidhur shqiptarët që kanë emigruar më herët me brezat e lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara.

Ai ka përmendur gjithashtu kontributin e familjeve shqiptare në jetën e New York-ut, duke theksuar se brezat e rinj janë të angazhuar në fusha të ndryshme, përfshirë biznesin, mjekësinë, teknologjinë, universitetet, administratën dhe shërbimin publik.

“Për Kosovën, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë shumë më tepër se një diasporë. Ka qenë zë i fuqishëm, mbështetje e vazhdueshme dhe urë lidhëse me Amerikën”, ka deklaruar Kurti.

Related

Previous Post

E diela me mot të nxehtë në Kosovë, mundësi për rrebeshe lokale

Next Post

Sulm masiv me dronë në Rusi, raportohen dy të vdekur dhe goditet një rafineri nafte

Next Post
Sulm masiv me dronë në Rusi, raportohen dy të vdekur dhe goditet një rafineri nafte

Sulm masiv me dronë në Rusi, raportohen dy të vdekur dhe goditet një rafineri nafte

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.