E diela në Kosovë do të karakterizohet nga mot mjaft i nxehtë, me diell dhe vranësira lokale gjatë ditës.
Pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima, kryesisht në pjesët jugore të Kosovës, ndërsa mundësi më të vogla për reshje do të ketë edhe në vise të tjera.
Temperaturat do të mbeten të larta, me minimalet rreth 14°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 27°C.

