Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Xi Jinping shkon në SHBA, konfirmohet takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Qendra Info by Qendra Info
21/09/2026
in Lajme
0
Lufta me Iranin po i jep Kinës avantazh strategjik ndaj SHBA-së
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator, me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump. Takimi mes dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë është caktuar për 24 shtator.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Kinës, e cila njoftoi se Xi do të zhvillojë gjatë vizitës diskutime me Trumpin për çështje të rëndësishme të marrëdhënieve SHBA-Kinë, si dhe për çështje që lidhen me paqen dhe zhvillimin global.

Vizita e parë e Xi në SHBA që nga viti 2023

Kjo do të jetë vizita e Xi Jinpingut në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2023, kur ai mori pjesë në samitin e APEC-ut në Kaliforni dhe u takua me presidentin e atëhershëm amerikan, Joe Biden.

Trump e kishte ftuar Xi-n për vizitë në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tij në Pekin në maj.

Sipas Reuters, Trump pritet ta presë personalisht Xi-n në aeroportin Joint Base Andrews, ndërsa në Shtëpinë e Bardhë është parashikuar ceremoni zyrtare e pritjes dhe darkë shtetërore.

Tregtia, tarifat dhe inteligjenca artificiale

Në qendër të takimit pritet të jenë marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, tarifat amerikane ndaj produkteve kineze dhe çështja e mineraleve të rralla.

Të dy liderët pritet të diskutojnë gjithashtu për inteligjencën artificiale, furnizimin me minerale kritike dhe çështje të tjera ekonomike e teknologjike.

Një tjetër çështje e rëndësishme pritet të jetë zgjatja e marrëveshjes së armëpushimit tregtar SHBA-Kinë, ndërsa të dyja palët kanë interesa të ndryshme lidhur me eksportet, teknologjinë dhe blerjet kineze të produkteve amerikane.

Në tavolinë edhe Tajvani dhe konfliktet ndërkombëtare

Përveç ekonomisë dhe tregtisë, në agjendën e bisedimeve pritet të jenë edhe çështje të sigurisë, përfshirë Tajvanin, si dhe lufta në Iran dhe lufta në Ukrainë.

Ministria e Jashtme kineze ka deklaruar se Pekini synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin me Uashingtonin, ndërsa dallimet mes dy vendeve të menaxhohen përmes dialogut.

Vizita e Xi-t në SHBA shënon një tjetër takim të nivelit të lartë mes dy liderëve dhe vjen në një periudhë kur marrëdhëniet ekonomike dhe strategjike SHBA-Kinë mbeten në fokus të politikës ndërkombëtare.

Related

Previous Post

Kurti në SHBA: “Mërgata nuk ka nevojë të sakrifikojë, tash mund të investojë për të fituar”

Next Post

Kapet veliera me 2.1 tonë kokainë në Atlantik, arrestohet edhe një shqiptar

Next Post
Kapet veliera me 2.1 tonë kokainë në Atlantik, arrestohet edhe një shqiptar

Kapet veliera me 2.1 tonë kokainë në Atlantik, arrestohet edhe një shqiptar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.