Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti në SHBA: “Mërgata nuk ka nevojë të sakrifikojë, tash mund të investojë për të fituar”

Qendra Info by Qendra Info
21/09/2026
in Lajme
0
Kurti në SHBA: “Mërgata nuk ka nevojë të sakrifikojë, tash mund të investojë për të fituar”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se roli i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera ka qenë jetik për Kosovën, ndërsa sot, sipas tij, bashkatdhetarët kanë mundësi të investojnë në vend dhe të përfitojnë nga investimet e tyre.

Kurti, i cili po qëndron në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka bërë të ditur përmes një postimi se ka marrë pjesë në një mbrëmje të organizuar nga Data4X dhe Ed e Barbara Hammel, në rezidencën e biznesmenit shqiptar-amerikan Richard Lukaj në Westchester.

Në këtë takim morën pjesë pjesëtarë të diasporës shqiptare, investitorë dhe politikanë amerikanë, përfshirë ish-kryetarin e Hartfordit, Luke Bronin.

Kurti: Mërgata ka qenë jetike për Kosovën

Kurti ka vlerësuar kontributin e mërgatës shqiptare ndër vite, duke theksuar veçanërisht rolin e saj në mirëqenien e familjeve në Kosovë, në luftën për liri dhe në procesin e shtetndërtimit.

“Për dekada me radhë përmasa e mbështetjes dhe roli i mërgatës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikurse bashkatdhetarëve gjithandej botës, kanë qenë jetike për mirëqenien si qytetarë dhe triumfin e Kosovës në luftën për liri dhe angazhimin për shtetndërtim”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, situata ka ndryshuar me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Tash Republika e Kosovës, shtet i pavarur, sovran, demokratik e me zhvillim të qëndrueshëm, ofron mundësi të shkëlqyeshme për investime. Kësisoj, për dallim nga dekada më parë, tash bashkatdhetarët nuk kanë nevojë të sakrifikojnë për të kontribuuar, sepse mund të investojnë për të fituar”, ka deklaruar ai.

Fokus te investimet amerikane në Kosovë

Kurti tha se gjatë takimit janë diskutuar mundësitë konkrete për rritjen e investimeve amerikane në Kosovë dhe roli që mund të luajë diaspora në krijimin e këtyre lidhjeve.

“Biseduam për mundësitë dhe mënyrat konkrete për investime amerikane në Kosovë dhe rolin lehtësues të mërgatës sonë në këtë drejtim”, shkroi ai.

Kryeministri në detyrë theksoi se Kosova synon të jetë partnere për investitorët amerikanë.

“Republika jonë është partnere në të cilën mund të llogarisin dhe gjejnë mbështetje”, u shpreh Kurti.

Qeveria e Kosovës kishte njoftuar para nisjes së vizitës se gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti do të takohej edhe me përfaqësues të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës.

Vizita e Kurtit në SHBA po zhvillohet në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Related

Previous Post

PDK dorëzon projektligjin për Specialen, Hamza: “Nuk kërkojmë mbylljen e saj”

Next Post

Xi Jinping shkon në SHBA, konfirmohet takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Next Post
Lufta me Iranin po i jep Kinës avantazh strategjik ndaj SHBA-së

Xi Jinping shkon në SHBA, konfirmohet takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.