Sot bëhen 28 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci, dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, një nga luftëtaret e para të UÇK-së.
Çifti Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë. Ata ranë më 22 shtator 1998, në një betejë të vështirë dhe të pabarabartë me forcat serbe, pas qëndresës së Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së në pozicionet e ngritura në Çiçavicë.
Bashkë me ta ra edhe studentja Fatime Hetemi, si dhe shumë dëshmorë të tjerë.
Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, e cila mban emrin e tij. Në sheshin e Drenasit janë vendosur shtatoret e dëshmorëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Homazhe në Gllanasellë
Në shenjë nderimi, mirënjohjeje dhe përkujtimi të përjetshëm, sot, duke filluar nga ora 11:00, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllanasellë do të zhvillohen homazhe për nder të Heronjve të Kombit dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

