Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi i Deçanit kundërshton aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: “Jo në emrin tim”

Qendra Info by Qendra Info
22/09/2026
in Lajme
0
Kuvendi i Deçanit kundërshton aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: “Jo në emrin tim”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajtur mbledhje urgjente, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar një deklaratë lidhur me aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Mbledhja është drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Hajdar Sutaj, ndërsa kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, anëtarë të Kuvendit dhe drejtorë të drejtorive komunale, si dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Bashkësisë Islame dhe organizatave joqeveritare lokale.

Deçani shpreh mospajtim me aktgjykimin

Në deklaratën e miratuar, Kuvendi Komunal i Deçanit thotë se respekton pavarësinë e gjyqësorit, por shpreh “mospajtimin e tij të thellë” me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të shpallur më 16 shtator 2026.

Sipas deklaratës, lufta e UÇK-së ishte vazhdimësi e luftës për liri dhe çlirim dhe, sipas Kuvendit, lindi në rrethana të represionit, dhunës, vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare të Kosovës.

Kuvendi thekson gjithashtu se, për një dënim penal të kësaj peshe, përgjegjësia personale e secilit të akuzuar duhet të provohet përmes “provave të qarta, konkrete, bindëse dhe përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”.

Solidaritet me familjet

Kuvendi Komunal i Deçanit ka shprehur solidaritet me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, si dhe me të gjithë ata që, sipas deklaratës, e kanë përjetuar procesin me dhimbje dhe shqetësim.

Në deklaratë u bëhet thirrje qytetarëve të Deçanit dhe Kosovës që, pavarësisht emocioneve dhe dhimbjes, të ruajnë qetësinë, dinjitetin dhe unitetin, ndërsa qëndrimet e tyre t’i shprehin në mënyrë paqësore dhe institucionale.

“Jo në emrin tim”

Duke iu referuar faktit se vendimi u shpall me formulimin “Në emër të popullit të Kosovës”, Kuvendi Komunal i Deçanit tha se po përcjell një mesazh që, sipas tij, shpreh qëndrimin e qytetarëve të komunës.

“JO NË EMRIN TIM!”, thuhet në deklaratën e miratuar nga Kuvendi Komunal i Deçanit.

Related

Previous Post

“Liria Ka Emër” organizon më 1 tetor marshin “Jo në emrin tim”

Next Post

Irani sinjalizon rifillimin e negociatave: Hormuzi mund të hapet për 7 ditë nëse SHBA ul presionin

Next Post
Irani ultimatum SHBA-ve: Hiqni kërkesat e tepruara për marrëveshjen bërthamore

Irani sinjalizon rifillimin e negociatave: Hormuzi mund të hapet për 7 ditë nëse SHBA ul presionin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.