Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PDK pas vendimit të Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet menjëherë, Specialja të votohet

Qendra Info by Qendra Info
23/09/2026
in Lajme
0
PDK dorëzon projektligjin për Specialen, Hamza: “Nuk kërkojmë mbylljen e saj”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi është konstituuar dhe se Qeveria është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën.

Pas këtij vendimi, PDK ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet menjëherë dhe të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Partia më e madhe opozitare ka kërkuar që kjo nismë, e proceduar në Kuvend të hënën, të jetë pika e parë në rendin e ditës.

“Për PDK-në, votimi i kësaj nisme ligjore është prioritet kombëtar në përpjekjen për drejtësi, për mbrojtjen e vlerave të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për respektimin e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese u jep përgjigje shqetësimeve që kjo parti ka ngritur lidhur me tejkalimin e afateve kushtetuese dhe nevojën për funksionalizimin e institucioneve.

“Që nga muaji gusht, PDK ka kërkuar përmbylljen e konstituimit të Kuvendit. Vonesat e njëpasnjëshme kanë penguar ushtrimin e përgjegjësive të tij dhe kanë zgjatur pasigurinë institucionale në një kohë kur qytetarët presin vendime për çështjet me rëndësi për vendin”, thuhet në reagim.

Sipas PDK-së, zgjidhja e situatës duhet të kalojë përmes funksionalizimit të plotë të institucioneve.

“Kosova ka nevojë për një Kuvend që punon, për vendimmarrje dhe për institucione që mbajnë përgjegjësi para qytetarëve”, thuhet më tej.

PDK ka deklaruar se vendimi i Kushtetueses krijon mundësi që proceset institucionale të vazhdojnë pa vonesa të tjera.

Në reagimin e saj, partia thekson se Kuvendi ka edhe 13 ditë për të përmbyllur procesin e konstituimit, për të votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe për të zgjedhur Presidentin, me synimin për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

“Sipas vlerësimit të PDK-së, vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijon mundësi që proceset institucionale të vazhdojnë pa vonesa të tjera”, thuhet në përfundim të reagimit.

Related

Previous Post

Gjykata Kushtetuese vendos për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë: Afati për Presidentin përfundon më 6 tetor

Next Post

40 vjet pas Çernobilit, Italia i hap rrugë rikthimit të energjisë bërthamore

Next Post
40 vjet pas Çernobilit, Italia i hap rrugë rikthimit të energjisë bërthamore

40 vjet pas Çernobilit, Italia i hap rrugë rikthimit të energjisë bërthamore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.