Donika Gërvalla, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Gërvalla ka thënë se ligji është nisur drejt Zyrës së Kryeministrit, duke theksuar se, sipas saj, nuk ka rrugë tjetër për realizimin e kësaj nisme.
“Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit. Nuk ka rrugë tjetër. Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet dhe do ta jetësojmë!”, ka shkruar Gërvalla.

