Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Shqipëria pret Bjellorusinë, Maran debuton në stol – Asllani rikthehet, ja formacioni i mundshëm

Qendra Info by Qendra Info
26/09/2026
in Sport
0
Shqipëria pret Bjellorusinë, Maran debuton në stol – Asllani rikthehet, ja formacioni i mundshëm
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare përballet këtë të shtunë me Bjellorusinë në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Sfida nis në orën 20:45 dhe shënon debutimin e trajnerit italian Rolando Maran në stolin e kuqezinjve.

Pas disa ditësh përgatitje, Maran ka deklaruar se e ka të qartë skuadrën që do të hedhë në fushë, por nuk ka bërë të ditur formacionin zyrtar.

Maran: Nis aventura ime si trajner i Shqipërisë

“Nis aventura ime si trajner i Shqipërisë. Është emocioni që të jep krenari, të bën të japësh më shumë dhe kjo më stimulon më shumë”, ka deklaruar Maran.

Bjellorusia vjen në Tiranë pas një serie prej gjashtë ndeshjesh pa humbje, ndërsa Shqipëria synon të nisë me rezultat pozitiv dhe të luftojë për kreun e grupit.

Kapiteni Berat Gjimshiti ka thënë se objektivi është vendi i parë.

“Duam vendin e parë, të kemi mundësinë për të shkuar për herë të tretë në Europian. Ky është synimi dhe kjo është rruga e duhur”, ka theksuar Gjimshiti.

Asllani rikuperohet, disa mungesa në dispozicion të Maranit

Për sfidën ndaj Bjellorusisë, Maran ka lënë jashtë formacionit të grumbulluar Luis Hasën, Sabah Kerjotën dhe portierin Simon Simoni.

Lajmi pozitiv për kuqezinjtë është rikuperimi i Kristjan Asllanit, i cili pritet të jetë në dispozicion të trajnerit.

Në këtë grumbullim mungojnë Armando Broja, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani, ndërsa pas dy vitesh është rikthyer portieri Etrit Berisha.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Sipas parashikimeve, Shqipëria mund ta nisë ndeshjen me këtë formacion:

Etrit Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Ramadani, Asllani; Hoxha, Seferi, Muçi; Manaj.

Pas përballjes me Bjellorusinë, Shqipërinë e presin edhe tri ndeshje të tjera në Ligën e Kombeve: më 29 shtator ndaj San Marinos, më 3 tetor ndaj Finlandës dhe më 6 tetor sërish ndaj San Marinos.

Related

Previous Post

Eric Wendt nis detyrën si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, sot dorëzon kredencialet te Begaj

Next Post

Analiza e DW: Pse po humb terren qendra politike në Gjermani

Next Post
Analiza e DW: Pse po humb terren qendra politike në Gjermani

Analiza e DW: Pse po humb terren qendra politike në Gjermani

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.