Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama pas arrestimit të ish-kreut të SHISH: Masë ekstreme, por s’kam të drejtë të ndërhyj – çdo akuzë të provohet ose të rrëzohet

Qendra Info by Qendra Info
27/09/2026
in Lajme
0
Rama pas arrestimit të ish-kreut të SHISH: Masë ekstreme, por s’kam të drejtë të ndërhyj – çdo akuzë të provohet ose të rrëzohet
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga aeroporti i Rinasit pas masës së arrestit në shtëpi ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar masën “ekstreme”, por duke theksuar se nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përmbajtjen e hetimit.

Edi Rama është kthyer në Shqipëri pas vizitës gjashtëditore në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Menjëherë pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, Rama iu drejtua shqiptarëve me një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit rreth SHISH-it dhe hetimit ndaj Vlora Hysenit.

“Vendosa të drejtohem menjëherë nga aeroporti ‘Nënë Tereza’. Zhvillimet e fundit, pas vendosjes së masës së arrestit shtëpiak për ish-drejtuesen e SHISH-it, kërkojnë adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë”, tha Rama.

Ai e cilësoi masën e sigurisë si “pa diskutim një masë ekstreme”, duke iu referuar rëndësisë së institucionit që drejtonte Hyseni.

“Ishte pa diskutim një masë ekstreme po të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për ekspozimin e një institucioni shumë kyç. Unë s’kam të drejtën të ndërhyj në përmbajtjen e dosjes dhe çfarë e ka çuar gjykatën ta bëjë. S’e kam bërë më parë dhe as nuk do ta bëj. Çdo dyshim duhet të hetohet deri në fund. Çdo akuzë duhet të rrëzohet ose të provohet përmes një procesi të paanshëm”, deklaroi kryeministri.

Rama: Nuk do të pranojmë linçimin publik

Rama u ndal edhe te publikimi i të dhënave nga hetimet, duke kritikuar rrjedhjen e sekretit hetimor dhe shpalljen publike të fajësisë për persona që ende nuk janë gjykuar.

“Askush nuk mund të pretendojë që sekretin hetimor ta ruajnë mediat. Problemi nuk nis te zëdhënësit informalë të oborrit të drejtësisë nëpër ekrane. Ata përdoren nga prokurorët dhe gjykatësit për t’i shpallur njerëzit fajtorë pa nisur gjyqi”, tha Rama.

Sipas tij, sekretet hetimore nuk duhet të përdoren për të krijuar një gjykim publik përpara se çështja të shqyrtohet në gjykatë.

“Ky problem, që nis te paligjshmëria e ligjëruar brenda oborrit të drejtësisë, ku sekreti hetimor shpërdorohet për të linçuar, nuk mund të anashkalohet”, u shpreh ai.

Arrestimi i Hysenit, Rama: Është çështje individuale me drejtësinë

Kryeministri e cilësoi hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it si një çështje individuale mes saj dhe organeve të drejtësisë.

“Prokuroria ka të drejtën dhe detyrën të hetojë, gjykata të gjykojë, media të zbulojë dhe informojë, por askush s’ka të drejtë ta shpallë tjetrin fajtor dhe ta dehumanizojë. Shteti ligjor ndërtohet me kurajën për të hetuar të fuqishmin dhe sigurinë për të mbrojtur të drejtat e njeriut që heton”, tha Rama.

Ai shtoi se, për sa i përket tij, hetimi ndaj Hysenit është çështje mes saj dhe drejtësisë.

“Kur një zyrtar i lartë i ka hapur vetes një llogari me drejtësinë, edhe kjo e ish-drejtueses së SHISH-it, është një çështje individuale mes saj dhe organeve të drejtësisë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”, tha kryeministri.

Rama: Hyseni u emërua pas referencave të shkëlqyera nga partnerët

I pyetur indirekt për emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it, Rama tha se ajo fillimisht kishte punuar pranë tij si këshilltare dhe më pas ishte emëruar në krye të shërbimit informativ.

“Orvatjet për ta shpjeguar emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it me lloj-lloj fantazish konspirative s’kanë lidhje me të vërtetën. E vërteta është e thjeshtë. Ka nisur të punojë pranë meje në rolin e këshilltares. Pas një periudhe jo të shkurtër në atë rol, si edhe bazuar në referenca të shkëlqyera të marra nga shërbime partnere, ajo është emëruar drejtuese e SHISH-it”, tha Rama.

Ai shtoi se Hyseni tashmë përballet me një proces me drejtësinë, ndërsa kritikoi gjykimin publik ndaj personave nën hetim.

Rama: Mbrojtja e SHISH-it është detyrë e shtetit

Kryeministri deklaroi gjithashtu se hetimi dhe gjykimi i Hysenit janë kompetencë e drejtësisë, ndërsa mbrojtja e institucionit të SHISH-it është përgjegjësi e shtetit.

“Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë. Mbrojtja e SHISH-it dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e gjithë shtetit”, tha Rama.

Sipas tij, çështja duhet të trajtohet edhe në planin institucional dhe të sigurisë kombëtare.

Rama bëri të ditur se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila është thirrur të hënën në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave.

“Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet si ndarje nga mbikëqyrja shtetërore. Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht. Besoj se Këshilli i Sigurisë i thirrur nesër është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale”, u shpreh kryeministri.

Çfarë dihet për hetimin ndaj Vlora Hysenit?

Vlora Hyseni është vendosur në arrest shtëpie dhe është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut.

Sipas njoftimeve për procedimin, Hyseni dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Hetimi lidhet me dosjen e biznesmenit Ergys Agasi, ndërsa SPAK ka kryer edhe veprime të tjera hetimore ndaj personave të përfshirë në procedim.

Rama ka theksuar se këto janë çështje që duhet të përcaktohen përmes procesit të drejtësisë dhe se çdo akuzë duhet ose të provohet, ose të rrëzohet në një proces të paanshëm.

Related

Previous Post

Kompanitë kryesore të IA-së po hetojnë dhjetëra mijëra incidente sigurie

Next Post

BE u kërkon vendeve të frenojnë kërkesën për energji, ndërsa çmimet e gazit rriten para dimrit

Next Post
BE u kërkon vendeve të frenojnë kërkesën për energji, ndërsa çmimet e gazit rriten para dimrit

BE u kërkon vendeve të frenojnë kërkesën për energji, ndërsa çmimet e gazit rriten para dimrit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.