Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Shqipëri–San Marino: Naser Aliji mbetet në tribunë, vendin e tij e merr Luis Hasa

Qendra Info by Qendra Info
29/09/2026
in Sport
0
Maran publikon listën e Kombëtares për Ligën e Kombeve, ja të gjithë të grumbulluarit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sonte me San Marinon, në ndeshjen që nis në orën 20:45. Trajneri Rolando Maran ka marrë vendimin përfundimtar për listën e lojtarëve që do të jenë në dispozicion për sfidën.

Sipas “Panorama Sport”, mbrojtësi Naser Aliji është lënë jashtë listës dhe do ta ndjekë ndeshjen nga tribunat. Në vend të tij është përfshirë mesfushori Luis Hasa.

Aliji i bashkohet në tribunë Sabah Kerjotës dhe Feta Fetait, të cilët gjithashtu janë lënë jashtë për arsye teknike nga trajneri Rolando Maran.

Ndërkohë, mungesa e Klisman Cake ishte e konfirmuar për shkak të dëmtimit.

Në total, Shqipëria do të ketë katër lojtarë në tribunë. Sipas rregullave të UEFA-s, në dispozicion për ndeshjen mund të jenë maksimumi 23 futbollistë.

Ndërkohë, portieri Simon Simoni është larguar nga grumbullimi i ekipit A për t’iu bashkuar Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Kerjota dhe Fetai nuk gjejnë vend as ndaj San Marinos

Vendimi i Maranit për të lënë jashtë Fetain dhe Kerjotën përbën një nga surprizat e listës, sidomos duke pasur parasysh se kundërshtari i Shqipërisë është San Marino.

Ndërkohë, Qazim Laçi dhe Arbnor Muja pritet të jenë alternativa, ndërsa lojtarët që kanë marrë karton të verdhë mund të ruhen për sfidën e ardhshme ndaj Finlandës, në mënyrë që të shmangin rrezikun e pezullimit.

Shqipëria kërkon fitoren ndaj San Marinos

San Marino renditet në fund të klasifikimit të FIFA-s dhe Shqipëria hyn në këtë përballje me objektivin për të marrë tri pikët.

Në ndeshjen e mëparshme të zhvilluar në këtë grup, Finlanda e mposhti San Marinon me rezultatin 7-0.

Sfida Shqipëri–San Marino zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Related

Previous Post

BE po shqyrton rregulla të reja për anëtarët e ardhshëm: kufizim i vetos dhe ndryshime në vendimmarrje

Next Post

Ekskluzive: Hegseth urdhëron Pentagonin të luftojë ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet amerikane

Next Post
Informacion i klasifikuar nga inteligjenca amerikane: Izraeli po planifikon të sulmojë Iranin

Ekskluzive: Hegseth urdhëron Pentagonin të luftojë ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet amerikane

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.