Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria rialokon 102 milionë euro: Paga e 13-të, pagesa retroaktive dhe 20 milionë për pensionet

Qendra Info by Qendra Info
30/09/2026
in Lajme
0
Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e vitit 2026, ku pjesa kryesore e mjeteve do të përdoret për mbulimin e kostos së pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik dhe për pagesat retroaktive që lidhen me shtesën për përvojën e punës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se mjetet do të ndahen në kuadër të kontingjencës së pagave. Sipas tij, një pjesë e tyre do të mbulojë edhe diferencën e shtesës prej 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune, për periudhën nga hyrja në fuqi e Ligjit për Paga deri në fund të vitit të kaluar, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Që nga ky vit, me anë të Ligjit për ndarje buxhetore e kemi mbuluar shtesën prej 0.5 për qind, mirëpo hapësira e pambuluar që ka mbetur është prej kur ka hyrë ligji i pagave në fuqi deri në fund të vitit të kaluar, pjesë e cila parashihet të mbulohet me këtë ndarje”, deklaroi Murati në mbledhjen e Qeverisë.

Në kuadër të kësaj rialokimi janë paraparë edhe 20 milionë euro për pensionet bazike, me qëllim të mbulimit të kostos së rritjes së numrit të përfituesve.

“Gjithashtu edhe një pjesë tjetër prej 20 milionë eurosh parashihet të dedikohet tek pensionet bazike që të mbulohet kostoja e rritjes së natyrshme të pensionistëve”, tha Murati.

Paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik është përfshirë në buxhetin e vitit 2026. Qeveria e kishte paraparë këtë masë edhe në projektbuxhetin e miratuar më herët, duke përcaktuar se përfitues janë punonjësit që kanë së paku 12 muaj punë në sektorin publik.

Ndryshimi tjetër lidhet me shtesën për përvojën e punës. Me skemën e aplikuar pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Paga, për 15 vitet e para ishte paraparë shtesë prej 0.25 për qind për çdo vit përvojë, ndërsa për vitet pasuese norma ishte 0.5 për qind. Në buxhetin e vitit 2026 është përfshirë rritja e normës për 15 vitet e para në 0.5 për qind për vit.

Kjo do të thotë se, sipas skemës 0.5 për qind për vit, një punonjës me 10 vite përvojë do të ketë shtesë prej 5 për qind mbi pagën bazë, para se të merren parasysh faktorët e tjerë të pagës.

Projektligji i miratuar nga Qeveria tani duhet të procedohet sipas procedurave përkatëse buxhetore dhe ligjore, ndërsa pagesat dhe zbatimi i masave do të varen nga miratimi përfundimtar dhe procedurat e ekzekutimit të buxhetit.

Rialokimi vjen në një kohë kur Qeveria po përpiqet të sigurojë fondet për detyrimet e lidhura me pagat, përfitimet sociale dhe ndryshimet që burojnë nga kuadri i ri ligjor për pagat në sektorin publik.

Related

Previous Post

Nga 1 tetori hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë-EFTA

Next Post

Rutte: NATO nuk mposhtet nga Rusia, kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve bërthamore për Kaliningradin

Next Post
Rutte: NATO-ja po shqyrton hapat e radhës për sigurinë e Arktikut

Rutte: NATO nuk mposhtet nga Rusia, kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve bërthamore për Kaliningradin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.