Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kërkojmë statusin kandidat për Kosovën dhe hapjen e rrugës për negociata

Qendra Info by Qendra Info
01/10/2026
in Lajme
0
Kurti pas takimit me von der Leyen: Kërkojmë statusin kandidat për Kosovën dhe hapjen e rrugës për negociata
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbështetje për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, përfshirë marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të enjten në Prishtinë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor. Sipas Komisionit Evropian, vizita e von der Leyen në rajon është përqendruar në hapat e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE dhe në zbatimin e Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin.

Pas takimit, Kurti tha se i ka kërkuar von der Leyenit që të mbështesë dhënien e statusit kandidat për Kosovën dhe që Këshilli i BE-së të kërkojë opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin e Kosovës.

“Llogarisim në mbështetjen tuaj që të flisni hapur për nevojën e Kosovës që t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe t’i bëni thirrje Këshillit që të kërkojë opinionin e Komisionit për aplikimin tonë”, tha Kurti.

Sipas Komisionit Evropian, Kosova aktualisht konsiderohet potenciale kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme të procesit të integrimit.

Kurti: Kosova është demokraci elektorale

Kurti foli edhe për zhvillimet demokratike në Kosovë, duke thënë se vendi ka shënuar përparim në demokraci, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ai e cilësoi Kosovën si “demokraci elektorale”, duke e krahasuar me disa vende të tjera të rajonit, të cilat, sipas tij, kanë karakteristika të “autokracisë elektorale”.

“Zgjedhjet tona janë të lira, të drejta dhe konkurruese. Dhe po, ato duhet të mbahen një herë në katër vjet, e jo dy herë në vit”, tha Kurti.

Kryeministri i referohet kështu edhe zhvillimeve të fundit politike dhe cikleve të përsëritura zgjedhore në Kosovë.

Përmend rritjen ekonomike dhe sigurinë

Kurti tha se Kosova ka shënuar progres edhe në ekonomi dhe siguri.

Sipas tij, ekonomia e vendit po rritet me rreth 4 për qind në vit, ndërsa borxhi publik, sipas tij, mbetet ndër më të ulëtit në Evropë.

Ai përmendi gjithashtu rritjen e përfitimeve sociale, duke përfshirë shtesat për fëmijë dhe nëna, pensionet dhe pagën minimale.

Në fushën e sigurisë, Kurti tha se 9 në 10 qytetarë ndihen të sigurt për të ecur vetëm gjatë natës, duke theksuar se, sipas tij, përmirësimi më i madh në siguri dhe sundim të ligjit është shënuar në veri të Kosovës.

Kërkesa për më shumë integrim në strukturat evropiane

Në takimin me von der Leyen, Kurti tha se ka kërkuar avancim të pozitës së Kosovës në procese të ndryshme evropiane.

Ndër kërkesat e përmendura janë:

  • marrja e statusit kandidat për anëtarësim në BE;
  • hapja e rrugës drejt negociatave për anëtarësim;
  • anëtarësimi në Konventën për Transit të Përbashkët;
  • integrimi në organizatat evropiane të standardizimit;
  • përfshirja në Kornizën Evropiane të Akreditimit;
  • avancimi i pozitës së Kosovës në organizata të tjera evropiane.

Kurti tha se Kosova zbaton standardet evropiane, por se mungesa e pjesëmarrjes në disa mekanizma evropianë krijon kosto shtesë për bizneset.

Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes

Një pjesë e diskutimeve lidhej edhe me Agjendën e Reformave të Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kurti tha se Kosova ishte ndër vendet e para që e dorëzoi agjendën e saj dhe se, megjithëse zbatimi ka marrë më shumë kohë sesa ishte planifikuar, sipas tij, reformat do të përmbushen.

Vizita e von der Leyen në Kosovë është pjesë e turneut të saj të gjashtë vjetor në Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian ka bërë të ditur se në fokus të vizitës janë hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit dhe integrimit gradual të vendeve të rajonit.

Kurti tha gjithashtu se Kosova mbetet e përafruar me BE-në në politikën e jashtme, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë, dhe kërkoi zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, veçanërisht atyre që lidhen me njohjen e diplomave dhe lëvizjen e lirë në rajon.

Related

Previous Post

Sheholli del para Gjykatës, mohon fajësinë – Prokuroria: Vepronte sipas urdhrave të BIA-s

Next Post

Von der Leyen për Specialen: Kosova vendos për ndryshimet në ligj, por gjyqësori duhet të mbetet i pavarur

Next Post
Von der Leyen për Specialen: Kosova vendos për ndryshimet në ligj, por gjyqësori duhet të mbetet i pavarur

Von der Leyen për Specialen: Kosova vendos për ndryshimet në ligj, por gjyqësori duhet të mbetet i pavarur

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.