Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me takimet e fundit të liderëve politikë për tejkalimin e situatës politike në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i ka cilësuar këto takime si të kota, duke akuzuar liderët për manovra politike.
“Takimet e kota të liderëve politikë s’do të prodhojnë asnjë send. Vetëm manovra se kush kujt po ia fut”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka bërë thirrje që më 6 tetor qytetarët të dalin në shesh.
“Më 6 tetor do të duhej të ishim të gjithë në shesh”, ka shkruar Haradinaj.

