E marta në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Mëngjesi do të jetë shumë i freskët, ndërsa në disa rajone edhe i ftohtë.
Gjatë ditës pritet të mbajë mot stabil dhe mjaft i ngrohtë, me kushte të favorshme atmosferike.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 23°C.