Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) u ka bërë thirrje qytetarëve dhe kategorive të dala nga lufta që nesër të mblidhen në sheshin e Prishtinës.
Në një postim të publikuar në Facebook, OVL-UÇK ka kërkuar mobilizim dhe pjesëmarrje, duke theksuar bashkimin rreth UÇK-së.
“Popull i dashur,
Kategori të dala nga lufta e UÇK-së,
Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës.
Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

