Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Qendra Info by Qendra Info
07/10/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike gjatë ditës së mërkurë, 7 tetor 2026, në disa zona të Kosovës.

Ndërprerjet do të bëhen për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit, mirëmbajtjes preventive, testimeve dhe punimeve nga palët e treta.

Prishtinë

Në zonën e Prishtinës, nga ora 11:00 deri në 13:00 do të ndërpritet dalja 20 kV J15 Breznicë nga NS 35/10(20) kV Mazgiti.

Pa energji do të mbeten Breznica, Kozarica dhe Barileva. Arsyeja e ndërprerjes është testimi i transformatorit TR-3.

Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në 16:00 do të ndërpritet dalja 10 kV J35 Prishtina e Re nga NS 110/20 kV Prishtina 7.

Ndërprerja prek Veternikun 7 dhe zonën e Muharrem Fejzës A-1, K-1, objekti Relax 6. Arsyeja është realizimi i punimeve sipas projektit.

Prizren

Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ndërpritet dalja 10 kV Radesha nga TS 35/10 kV Dikanca.

Pa energji do të mbeten fshatrat Baçkë, Dikancë, Leshtan dhe Radesh. KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja bëhet për mirëmbajtje preventive, si dhe për eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Nga ora 11:00 deri në 12:00 do të ndërpritet dalja 10 kV Dogana Vërmicë nga TS 35/10 kV Zhuri. Ndërprerja prek Doganën, autostradën 1, brezin kufitar, Renelual Tahirin, Shkozën, Vermicën dhe Mifabelin. Arsyeja është testimi i mbrojtjes rele.

Nga ora 12:00 deri në 13:00 do të ndërpritet dalja 10 kV J07 Dobrusht-Gorozhup. Pa energji do të mbeten Gorozhubi, Mile, Plane dhe një pjesë e Zhurit. Edhe kjo ndërprerje bëhet për testimin e mbrojtjes rele.

Nga ora 13:00 deri në 14:00 do të ndërpritet dalja 10 kV Gurishta, duke prekur zonën e Gurishtës. Arsyeja është po ashtu testimi i mbrojtjes rele.

Në zonën e Dragashit, nga ora 10:00 deri në 14:00 do të ndërpritet dalja 10 kV J07 Rapqa nga NS 35/10 kV Dragash.

Ndërprerja prek Rapqën e Ulët, Rapqën e Epërme, Fabrikën Meka, Breznën, Krstecin e Ulët, Krstecin e Nalt, Rrencin, Fermën TS-Berham Jonuzi, TS-Qendrën Petroll, Buqën, Pllavën dhe TS-Ujësjellësin Brezne. Arsyeja është ndërrimi i shtyllave të thyera.

Mitrovicë

Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ndërpritet dalja 10 kV Lushta nga NS 110/10 kV Mitrovica.

Pa energji do të mbeten Lushta dhe Broboniqi. KEDS e ka arsyetuar ndërprerjen me mirëmbajtjen preventive dhe pastrimin e trasesë.

Po ashtu, nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ndërpritet dalja 10 kV J03 Turiqevci nga NS 110/10(20) kV Skenderaj.

Ndërprerja prek Llaushën, Rakinicën, Kopiliqin e Epërm, Kllodernicën, Turiqefcin, Burojën, Vojnikun, Izbicën, Ozrimin, Kopiliqin e Ulët dhe Aqarevën.

Sipas KEDS-it, punimet kanë të bëjnë me montimin e konzollës 10 kV në fshatin Vojnik dhe energjizimin e një segmenti të linjës së re 10 kV në kuadër të projektit LP Turiqefci.

Gjakovë

Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ndërpritet dalja 10 kV Ratkoci nga TS 35/10 kV Xërxa.

Pa energji do të mbeten Gexha, Radosta, Ratkoci dhe një pjesë e Xërxës.

Arsyeja është mirëmbajtja preventive, si dhe intervenimi për eliminimin e defekteve dhe të gjeturave të evidentuara gjatë inspektimit me dron.

Gjilan

Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ndërpritet dalja 10 kV Bunjakët nga TS 35/10 kV Artana.

Ndërprerja prek një pjesë të Bunjakëve, Marevcin dhe zonën e minierës. Arsyeja është mirëmbajtja preventive dhe pastrimi i trasesë.

Kamenicë – njoftimi për 8 tetor

KEDS ka publikuar gjithashtu një njoftim për zonën e Kamenicës për 8 tetor.

Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ndërpritet dalja 10 kV Hogoshti–Stabilimenti Kopernicë–Degëzimi Sedllar nga NS 110/10 kV Kamenicë.

Ndërprerja prek pjesë të Bujnocit, Dazhnicës dhe Kostandincës, si dhe Hogoshtin, Kolloleqin, Kopërnicën, Kradinellin, Lajçiqin, Lisockën, Marocin, Poliçkën, Shahiqin, Shipashnicën e Epërme dhe të Poshtme, Tërstenën, Velegllavën, Vriqecin, Xhyrishevcin dhe Zhujën.

KEDS ka bërë të ditur se punimet bëhen për mirëmbajtje preventive, pastrim të trasesë, si dhe intervenim për eliminimin e defekteve dhe të gjeturave të evidentuara gjatë inspektimit me dron.

Related

Previous Post

E mërkura me diell dhe mot të ngrohtë në Kosovë

Next Post

Kurti pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: “Kosova ka institucione stabile”

Next Post
Kurti pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: “Kosova ka institucione stabile”

Kurti pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: “Kosova ka institucione stabile”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.