Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.
Kurti ka thënë se me zgjedhjen e presidentes së re, Kosova tashmë ka institucione stabile.
“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”, ka shkruar Kurti.
Ai ka përmendur edhe miratimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë, duke thënë se do të punohet për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit.
“Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”, ka deklaruar Kurti.
Kryetari i Vetëvendosjes ka falënderuar deputetët që morën pjesë në votim, si dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, për pranimin e propozimit.
“Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!”, ka shkruar ai.
Në fund, Kurti ka uruar presidenten e re dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!”, ka përfunduar Kurti.

