Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: “Kosova ka institucione stabile”

Qendra Info by Qendra Info
07/10/2026
in Lajme
0
Kurti pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: “Kosova ka institucione stabile”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.

Kurti ka thënë se me zgjedhjen e presidentes së re, Kosova tashmë ka institucione stabile.

“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përmendur edhe miratimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë, duke thënë se do të punohet për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit.

“Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”, ka deklaruar Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes ka falënderuar deputetët që morën pjesë në votim, si dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, për pranimin e propozimit.

“Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!”, ka shkruar ai.

Në fund, Kurti ka uruar presidenten e re dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!”, ka përfunduar Kurti.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Next Post

Begaj uron Justina Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

Next Post
Bajram Begaj në Kosovë, Policia njofton ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa rrugë.

Begaj uron Justina Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.