Kryeministriri Albin Kurti, ka reaguar pas përmbylljes së procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Kurti ka thënë se shumë energji janë shpenzuar për konstituimin e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.
“Mbrëmë profesoresha Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente, e sot pranoi zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e saj, kryetarja e Kuvendit të Republikës, znj. Albulena Haxhiu”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se tashmë janë krijuar kushtet për punë pa pengesa dhe ka bërë thirrje që ritmi i punës të shtohet.
“Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, puna e institucioneve duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, për të mirën e përbashkët dhe në përmbushje të zotimeve dhe programit qeverisës.
“Edhe një herë urime të gjithëve!”, ka përfunduar Kurti.

