Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

VLEN merr dy poste të tjera të zëvendësministrave, priten rokada në eshalonin e dytë qeveritar

Qendra Info by Qendra Info
07/10/2026
in Lajme
0
VLEN merr dy poste të tjera të zëvendësministrave, priten rokada në eshalonin e dytë qeveritar
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koalicioni VLEN pritet të marrë edhe dy pozita të zëvendësministrave, në dikasteret e Shëndetësisë dhe të Politikës Sociale, pas bisedimeve dhe marrëveshjes së arritur me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Burime nga koalicioni bëjnë të ditur se propozimet konkrete dhe emrat e kandidatëve tashmë i janë dorëzuar kryeministrit për konfirmim përfundimtar.

Ndryshimet në eshalonin e dytë qeveritar vijnë si rezultat i riorganizimit të kabinetit në muajin korrik, gjatë të cilit VLEN mbeti pa drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Politikës Sociale.

Argumenti kryesor i koalicionit është ruajtja e balancës politike ndërmjet partnerëve të pushtetit.

Megjithatë, për të marrë dy pozitat e reja pa ndryshuar peshën e përgjithshme të përfaqësimit në Qeveri, VLEN pritet të heqë dorë nga dy poste të tjera të zëvendësministrave.

Njëra prej pozitave që pritet të lirohet është ajo e zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë, ku ministri është nga radhët e lëvizjes ZNAM. Ky post pritet t’i kalojë VMRO-DPMNE-së.

Po ashtu, pritet të lirohet edhe pozita e zëvendësministrit të Kulturës. Kjo pozitë mund t’i kalojë VMRO-DPMNE-së ose lëvizjes ZNAM, pasi ministri aktual i Kulturës është nga radhët e VLEN-it.

Përveç këtyre ndryshimeve, VLEN pritet të marrë edhe një tjetër pozitë të zëvendësministrit, krahas posteve që tashmë i ka në Energjetikë dhe Transformim Digjital.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se kompletimi dhe rokadat në eshalonin e dytë të Qeverisë pritet të përmbyllen gjatë gjysmës së dytë të tetorit.

Related

Previous Post

Kurti pas marrjes së detyrës nga Shiroka-Pula: “Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa”

Next Post

Projektbuxheti i Shqipërisë për 2027 kalon 10 miliardë euro, ja ku do të shkojnë fondet

Next Post
Projektbuxheti i Shqipërisë për 2027 kalon 10 miliardë euro, ja ku do të shkojnë fondet

Projektbuxheti i Shqipërisë për 2027 kalon 10 miliardë euro, ja ku do të shkojnë fondet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.