Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Projektbuxheti i Shqipërisë për 2027 kalon 10 miliardë euro, ja ku do të shkojnë fondet

Qendra Info by Qendra Info
07/10/2026
in Lajme
0
Projektbuxheti i Shqipërisë për 2027 kalon 10 miliardë euro, ja ku do të shkojnë fondet
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit, Projektbuxheti i vitit 2027, është drejt finalizimit dhe pritet të kapërcejë vlerën e 10 miliardë eurove.

Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë se ai aktual, i cili pas rishikimit të bërë në muajin qershor arrin në rreth 9.6 miliardë euro.

Fondet do të përdoren për financimin e shërbimeve shëndetësore, pagave, skemave të mbështetjes për familjet në nevojë, pensioneve, arsimit, punësimit, bujqësisë, transportit rrugor, drejtësisë, si dhe shpenzimeve për mbrojtjen dhe sigurinë, në kuadër të detyrimeve të Shqipërisë ndaj NATO-s.

Në vitin 2027, një nga sektorët me financimin më të madh pritet të jetë shëndetësia dhe mbrojtja sociale. Për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë parashikuar 89.3 miliardë lekë, nga 86.4 miliardë lekë që është buxheti i këtij viti.

Ndërkohë, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes pritet të rritet në 76.5 miliardë lekë, nga 69.2 miliardë lekë këtë vit.

Sipas planifikimeve, fondet për mbrojtjen do të arrijnë në 2.35 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në kuadër të përmbushjes së angazhimeve të Shqipërisë në NATO. Objektivi është që deri në vitin 2035 shpenzimet për këtë sektor të arrijnë në 3.5 për qind të PBB-së.

Dyfishohen bonuset mujore për pensionistët

Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon vazhdimin e financimit të bonuseve mujore për pensionistët, me pagesat që pritet të dyfishohen në krahasim me këtë vit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me skemën e mbështetjes së familjeve me fëmijë.

Nga viti i ardhshëm, sipas planifikimit, nuk do të ketë më bonus të menjëhershëm për bebet e porsalindura, por një pagesë mujore që do të vijojë deri në moshën pesëvjeçare të fëmijës.

Pagesa e parashikuar do të jetë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 10 mijë lekë për fëmijën e tretë dhe çdo fëmijë pas tij.

Projektbuxheti do të shoqërohet edhe me paketën fiskale të vitit 2027, e cila pritet të sjellë ndryshime në taksat tatimore dhe doganore.

Në kuadër të paketës fiskale parashikohet gjithashtu vijimi i uljes së përjashtimeve që janë aktualisht në fuqi, si dhe përshtatja e legjislacionit fiskal me kërkesat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Related

Previous Post

VLEN merr dy poste të tjera të zëvendësministrave, priten rokada në eshalonin e dytë qeveritar

Next Post

Sulmet me dronë në Detin e Zi ngrenë pikëpyetje mbi aftësinë e Evropës për ta mbrojtur rajonin

Next Post
Sulmet me dronë në Detin e Zi ngrenë pikëpyetje mbi aftësinë e Evropës për ta mbrojtur rajonin

Sulmet me dronë në Detin e Zi ngrenë pikëpyetje mbi aftësinë e Evropës për ta mbrojtur rajonin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.