Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ramush Haradinaj akuzon zyrtarin e VV-së për sulme ndaj Daut Haradinajt e Sami Lushtakut: Nuk po i nënshtrohen pushtetit

Qendra Info by Qendra Info
20/10/2026
in Lajme
0
“Haradinaj: Kushtetuta sot mund të mbrohet vetëm nga sovrani”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili ka drejtuar akuza ndaj Daut Haradinajt dhe kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Duke folur në emisionin Debat Plus, Haradinaj ka pretenduar se sulmet ndaj tyre lidhen me faktin se, sipas tij, ata nuk po i nënshtrohen pushtetit.

“Pse duhet ky me sulmu Dautin ose Saminë? Se këta s’po tutën, po ua thonë disa sene. Ka njerëz që s’tutën në këtë vend. Pra, nuk është kah i sulmon ata për këto që po i thotë. Po ju siguroj që ky është multimilioner, ky dhe këta tjerët si ky. Klubi i tyre, lidhja e shkurt e korrupsionit. Mirëpo është duke i sulmuar se dikush nuk po iu nënshtrohet”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj për zhvillimet në Shqipëri: Lutem që situata të zgjidhet pa dhunë

Gjatë paraqitjes së tij në Debat Plus, Haradinaj ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për protestat dhe tensionet politike atje.

Ai ka thënë se po i përcjell me dhimbje ngjarjet në Shqipëri dhe ka shprehur shpresën që kriza të tejkalohet përmes dialogut politik, pa dhunë dhe pa viktima.

“Me dhimbje po i përcjelli zhvillimet atje. Lutem që të arrihet një zgjidhje për atë gjendje politike, pa dhunë. Shpresoj pa viktima”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, zhvillimet në Shqipëri prekin emocionalisht edhe qytetarët e Kosovës.

“Na dhemb sikur ta kishim në familje, gjithë atë që po ndodh”, ka deklaruar ai.

Haradinaj u ka bërë thirrje si institucioneve, ashtu edhe protestuesve, që të gjejnë një marrëveshje për t’i dhënë fund situatës së krijuar.

“Lutem të gjithëve, vëllezërve e motrave, edhe institucioneve edhe protestuesve, që të arrihet një marrëveshje e të ndalet kjo situatë”, ka thënë Haradinaj.

Në fund, ai ka shprehur shpresën që Shqipëria ta tejkalojë sa më shpejt krizën dhe t’u rikthehet proceseve të rregullta politike.

Related

Previous Post

Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për Kosovën, në fokus raporti i UNMIK-ut

Next Post

Rama paralajmëron sanksione ndaj protestuesve të dhunshëm, në shqyrtim edhe lista e zezë në TIMS

Next Post
Rama në Michigan: Nis Strategjia e Diasporës 2030, pritet hapja e konsullatës në Detroit

Rama paralajmëron sanksione ndaj protestuesve të dhunshëm, në shqyrtim edhe lista e zezë në TIMS

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.