Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për kthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka kundërshtuar këtë vendim, duke e cilësuar atë si goditje për vendin.
“Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka kritikuar edhe të gjithë ata që, sipas tij, janë përfshirë në këtë proces.
“Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë”, ka deklaruar Haradinaj.

