Të dielën në Kosovë pritet sërish shtim i vranësirave dhe reshje lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit.
Gjatë ditës, moti pritet të përmirësohet gradualisht, me intervale kohore me diell dhe ndërprerje të reshjeve në shumicën e zonave.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 17°C.

