Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Protesta në Itali dhe Francë: Arrestime masive dhe përplasje me policinë

Qendra Info by Qendra Info
25/10/2026
in Lajme
0
Protesta në Itali dhe Francë: Arrestime masive dhe përplasje me policinë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra qytetarë dolën në rrugë kundër kostos së lartë të jetesës, luftës dhe riarmatimit. Në Itali u arrestuan nëntë persona, ndërsa 371 të tjerë u shoqëruan në komisariat, përfshirë 110 të mitur. Në Francë, sipas ministrit të Brendshëm, u arrestuan afro 1 mijë persona.

Italia dhe Franca u përfshinë të shtunën nga protesta të shumta, ku demonstruesit kundërshtuan rritjen e kostos së jetesës dhe, në Itali, edhe luftën dhe riarmatimin. Pavarësisht masave të shtuara të sigurisë, në disa qytete pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Francë: Afro 1 mijë arrestime

Në Francë u zhvilluan protesta në disa qytete kundër rritjes së kostos së jetesës. Autoritetet angazhuan forca të shumta policore, me synimin për të parandaluar përsëritjen e episodeve të dhunshme të fundjavës së kaluar.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, deklaroi se në të gjithë vendin u arrestuan afro 1 mijë persona.

Ai tha se, ndonëse marshimet në përgjithësi përfunduan pa probleme, grupe të veshura me të zeza hodhën sende dhe fishekzjarrë drejt policisë, duke shkaktuar përplasje.

Itali: Nëntë të arrestuar dhe 371 të shoqëruar

Edhe në Itali mijëra qytetarë, kryesisht studentë, morën pjesë në demonstrata në Napoli, Romë, Firence, Bolonjë, Torino, Milano dhe qytete të tjera.

Protestuesit kundërshtuan luftën, riarmatimin dhe rritjen e kostos së jetesës. Në disa qytete, përfshirë Torinon, Romën, Bolonjën dhe Firencen, protestat u shoqëruan me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

Sipas një deklarate zyrtare të Policisë italiane, nëntë persona u arrestuan, ndërsa 371 të tjerë u shoqëruan në komisariat për verifikime. Prej tyre, 110 ishin të mitur.

Autoritetet italiane nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi identitetin e personave të ndaluar dhe rrethanat e arrestimeve.

Protestat e së shtunës pasuan tensionet dhe përleshjet e regjistruara gjatë fundjavës së kaluar, çka bëri që autoritetet në të dyja vendet të shtonin masat e sigurisë.

Related

Previous Post

Kosova përfiton 258 milionë euro nga programi IPA 2026–2027 i Bashkimit Evropian

Next Post

Shqiptarët e Luginës së Preshevës votojnë për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Serbisë

Next Post
Shqiptarët e Luginës së Preshevës votojnë për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Serbisë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës votojnë për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Serbisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.