Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, të hënën, më 26 tetor, në orën 11:00, në sallën C-301, për të diskutuar caktimin e rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare dhe çështje të tjera parlamentare.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, mbledhja do të nisë me shqyrtimin e procesverbalit nga takimi i mëparshëm i Kryesisë.
Një nga pikat kryesore do të jetë propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës plenare, ku parashihet shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Në rend dite janë përfshirë edhe procesverbalet e seancave të mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Po ashtu, Kryesia pritet të shqyrtojë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Mbledhja do të përmbyllet me shqyrtimin e propozimeve dhe kërkesave të tjera.

