Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se së bashku me 14 deputetë nga grupet parlamentare të opozitës, ka dorëzuar te Presidentja e Republikës së Kosovës një kërkesë lidhur me dekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar se tani i mbetet Presidentes të veprojë në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese.
“Pavarësia e institucioneve dhe respektimi i procedurave kushtetuese duhet të jenë mbi çdo interes tjetër”, ka shkruar Hoti.
Kërkesa është nënshkruar nga gjithsej 15 deputetë të opozitës dhe lidhet me procedurën e dekretimit të Bashkim Nurbojës në Bordin e BQK-së.


