Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

TVSH-ja për ushqimet në Shqipëri propozohet të ulet në 6%, ndërsa norma standarde të rritet në 21%

Qendra Info by Qendra Info
27/10/2026
in Lajme
0
TVSH-ja për ushqimet në Shqipëri propozohet të ulet në 6%, ndërsa norma standarde të rritet në 21%
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paketa fiskale për vitin 2027 parashikon uljen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore nga 20% në 6%, ndërsa për sektorin e turizmit norma propozohet të rritet nga 6% në 10%. Ndryshimet synojnë të lehtësojnë shpenzimet e familjeve, por njëkohësisht të rrisin të ardhurat e buxhetit të shtetit.

Qeveria shqiptare ka propozuar ndryshime në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), të cilat parashikojnë një normë të reduktuar prej 6% për një kategori produktesh bazë ushqimore. Kjo masë synon të ulë barrën tatimore mbi konsumin dhe të përmirësojë fuqinë blerëse të familjeve.

Sipas projektligjit, norma e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore do të ulet nga 20% në 6%, ndërsa lista përfundimtare e produkteve që do të përfitojnë nga kjo masë do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në kategorinë e produkteve të parashikuara përfshihen buka dhe mielli, qumështi dhe kosi natyral, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishi i pulës, mishi i viçit dhe i derrit, peshku bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqeri dhe ushqimet bazë për foshnja.

Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, ulja e TVSH-së synon të ndihmojë veçanërisht familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilat shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të tyre për ushqime.

Megjithatë, ulja e taksës nuk garanton automatikisht uljen e çmimeve në të njëjtën masë, pasi kjo do të varet edhe nga mënyra se si bizneset do ta reflektojnë ndryshimin në çmimet për konsumatorët.

Rritet TVSH-ja standarde nga 20% në 21%

Krahas lehtësimit fiskal për produktet ushqimore, paketa parashikon rritjen e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%.

Sipas qeverisë, kjo rritje synon të kompensojë një pjesë të të ardhurave që buxheti i shtetit pritet të humbasë nga aplikimi i normës së reduktuar për ushqimet bazë.

Ndryshimi mund të prekë sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë transportin dhe materialet e ndërtimit, duke ndikuar potencialisht në kostot e bizneseve dhe çmimet për konsumatorët.

TVSH-ja për turizmin rritet në 10%

Një tjetër ndryshim i propozuar lidhet me sektorin e turizmit. Norma e reduktuar e TVSH-së për shërbimet përkatëse të akomodimit, hotelet me status special dhe agroturizmin parashikohet të rritet nga 6% në 10%.

Kjo normë e reduktuar është aplikuar që nga viti 2017. Sipas relacionit të projektligjit, rritja synon të sigurojë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit, duke ruajtur njëkohësisht një normë të reduktuar për sektorin.

Në arsyetimin e paraqitur për ndryshimet përmenden edhe praktikat e vendeve të tjera të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, si dhe rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për rishikimin e normës së TVSH-së në shërbimet e akomodimit.

Efekti financiar i paketës fiskale

Sipas vlerësimeve të paraqitura në relacionin e projektligjit, ndryshimet e propozuara pritet të kenë këto efekte në buxhetin e shtetit:

  • 10,6 miliardë lekë të ardhura shtesë nga rritja e TVSH-së standarde në 21%.
  • 12,8 miliardë lekë më pak të ardhura nga ulja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë në 6%.
  • 614 milionë lekë të ardhura shtesë nga rritja e TVSH-së për sektorin e turizmit në 10%.

Në total, zbatimi i ndryshimeve parashikohet të sjellë një efekt financiar negativ prej rreth 1,6 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit.

Kur pritet të hyjnë në fuqi ndryshimet?

Sipas projektligjit, ndryshimet parashikohet të hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe të zbatohen nga 1 janari 2027.

Propozimet janë pjesë e paketës fiskale për vitin 2027 dhe duhet të kalojnë procedurat përkatëse të miratimit përpara se të zbatohen.

Related

Previous Post

Bruce Blakeman: Shqiptarët janë popull punëtor, do të jem një guvernator që kujdeset për ta

Next Post

BE-ja përgatit kompetenca të reja për Frontex-in: Deportime edhe jashtë kufijve të unionit dhe reagim brenda 24 orëve

Next Post
BE-ja përgatit kompetenca të reja për Frontex-in: Deportime edhe jashtë kufijve të unionit dhe reagim brenda 24 orëve

BE-ja përgatit kompetenca të reja për Frontex-in: Deportime edhe jashtë kufijve të unionit dhe reagim brenda 24 orëve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.