Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Qendra Info by Qendra Info
28/10/2026
in Lajme
0
Kurti: Kemi gjashtë ditë për zgjedhjen e presidentit, zgjedhjet e reja mund të shmangen
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot, të mërkurën, mbledhjen e tetë, e cila do të nisë në orën 08:00. Në rend dite janë gjithsej 12 pika, që përfshijnë marrëveshje ndërkombëtare, çështje të shkencës dhe mjedisit, si dhe projekte infrastrukturore.

Ndër çështjet kryesore që pritet të shqyrtohen janë projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve me Suedinë për ekstradim, ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe transferimin e personave të dënuar.

Në rend dite është edhe traktati me Belgjikën për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Ministrat pritet të shqyrtojnë gjithashtu propozimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2025 dhe draft-raportin për vlerësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Një pjesë e mbledhjes do t’u kushtohet edhe propozimeve për shpronësimin e pronave që preken nga projektet infrastrukturore, përfshirë:

  • Rrugën Korishë–Kabash;
  • Rrugën tranzit në Klinë;
  • Segmentin Banullë–Bresalc të autostradës Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë.

Vendimet për këto pika pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të mbledhjes.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të mërkurën

Next Post

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë: Netanyahu dhe Eisenkot në garë të ngushtë

Next Post
Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë: Netanyahu dhe Eisenkot në garë të ngushtë

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë: Netanyahu dhe Eisenkot në garë të ngushtë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.