Protesta për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale po vazhdon në Prishtinë. Pas tubimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, protestuesit kanë marshuar drejt objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të ndërtesës, raporton Ekonomia Online.
Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ajo u vra nga ish-kunati me sëpatë, ndonëse më herët kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që i kanosej.
Në lidhje me trajtimin institucional të rastit, një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë në Pejë janë suspenduar.

