Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët, me reshje lokale shiu, kryesisht të intensitetit të dobët.
Nga orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve, të cilat do të jenë më të theksuara sidomos gjatë mëngjesit të së martës.
Temperaturat do të mbeten relativisht të ulëta. Minimalet pritet të zbresin deri në 7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 12°C.

