Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.
Gjatë homazheve, presidentja Shiroka-Pula nderoi jetën dhe veprën e dy atdhetarëve, duke vlerësuar sakrificën e tyre në përpjekjet për lirinë e Kosovës.
Ajo theksoi se sakrifica e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut mbetet pjesë e pandashme e historisë së Kosovës dhe se emrat e tyre do të kujtohen përherë.
“Ata nuk e pritën ditën e lirisë, por dhanë jetën që ajo ditë të vinte. Emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me këtë liri dhe me përgjegjësinë tonë për ta bërë Kosovën siç deshën dhe për të cilën u flijuan”, ka deklaruar presidentja Shiroka-Pula.
Homazhet u mbajtën në nderim të veprës dhe sakrificës së dy dëshmorëve, në përvjetorin e 37-të të rënies së tyre.

