Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt nis organizimin e punës, të premten diskutohet plani i veprimit

Qendra Info by Qendra Info
02/11/2026
in Lajme
0
Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt nis organizimin e punës, të premten diskutohet plani i veprimit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt pritet të nisë punën konkrete të premten, kur do të diskutohet plani i veprimit dhe hapat që do të ndërmerren për hetimin e përgjegjësisë institucionale. Kryetari i Komisionit, Burim Ramadani, u ka kërkuar anëtarëve që deri të mërkurën të paraqesin propozimet e tyre për veprimet hetimore.

Gjatë mbledhjes, Ramadani propozoi që anëtarët t’i procedojnë idetë dhe propozimet e tyre deri të mërkurën, në mënyrë që të premten Komisioni të nisë punën sipas një plani të përbashkët.

Nënkryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi, tha se çështja duhet të trajtohet me profesionalizëm dhe përgjegjësi të plotë. Ai theksoi se hetimi duhet të përfshijë çdo veprim dhe mosveprim të institucioneve përgjegjëse, si dhe verifikimin nëse janë përmbushur obligimet ligjore.

“Komisioni Hetimor natyrisht e ka mandatin që të hetojë në detaje dhe profesionalizëm […] të verifikojë në detaje secilin veprim, mosveprim, mospërmbushje të obligimeve ligjore të institucioneve përgjegjëse”, deklaroi Rrustemi.

Besa Kabashi-Ramaj: Përgjegjësia e shtetit fillon kur një grua kërkon mbrojtje

Anëtarja e Komisionit nga PDK-ja, Besa Kabashi-Ramaj, tha se puna e këtij organi nuk duhet ta zëvendësojë drejtësinë, por të sigurojë llogaridhënie institucionale dhe politike, bazuar në fakte dhe prova.

Ajo theksoi se përgjegjësia nuk mund të kufizohet vetëm te zyrtari që ka trajtuar rastin, por duhet të shqyrtohet edhe roli i drejtuesve institucionalë që kanë pasur përgjegjësi për funksionimin e institucioneve.

“Përgjegjësia e shtetit nuk fillon kur një grua vritet, por kur ajo kërkon të mbrohet”, deklaroi Kabashi-Ramaj.

Doarsa Kica-Xhelili: Arlinda i ka thënë të gjitha

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se anëtarët e Komisionit kanë përgjegjësi të punojnë intensivisht për zbardhjen e çështjeve që lidhen me rastin.

“E ndjera Arlinda i ka thënë të gjitha që ne sot s’mund t’i themi dhe e jona është të punojmë shumë në këtë komision hetimor”, u shpreh ajo.

Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit, përfshirë Adelina Tërshanin dhe Eman Rrahmanin, u zotuan se do të angazhohen në punën e tij me drejtësi dhe në interes të përgjithshëm.

Të premten diskutohet plani i veprimit

Mbledhja e radhës e Komisionit është caktuar për të premten. Në këtë takim pritet të diskutohet dhe të përcaktohet plani i veprimit për hetimin parlamentar.

Gjatë mbledhjes u kërkua gjithashtu që Komisionit t’i vihen në dispozicion raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim që dokumentacioni institucional të ndihmojë në sqarimin e veprimeve dhe përgjegjësive në rastin e Arlinda Zekajt.

Related

Previous Post

Shiroka-Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Next Post

Alarm në supermarketet e Evropës: Sulme të dyshuara kibernetike, frigoriferët arrijnë deri në 50 gradë dhe ushqimet prishen

Next Post
Alarm në supermarketet e Evropës: Sulme të dyshuara kibernetike, frigoriferët arrijnë deri në 50 gradë dhe ushqimet prishen

Alarm në supermarketet e Evropës: Sulme të dyshuara kibernetike, frigoriferët arrijnë deri në 50 gradë dhe ushqimet prishen

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.