Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të dobëta ose të imëta shiu, ndërsa në viset e larta malore mund të ketë edhe reshje bore.
Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe gjatë ditës pritet të vijnë duke u dobësuar gradualisht.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 5°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 9°C, duke shënuar një rritje të lehtë të temperaturave gjatë ditës.

