Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Identifikohen edhe tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
03/11/2026
in Lajme
0
Zbulohen mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave në Zubin Potok
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Adem Ademi, Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti, pjesë e Grupit të Intelektualëve, janë identifikuar përmes analizave të reja të ADN-së, pas zhvarrimeve në Kalludër dhe Jabukë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri  Albin Kurti.

Tre intelektualë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, janë identifikuar përmes raporteve të reja të ADN-së.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur e ka informuar për rezultatet e analizave, në bazë të të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu dhe Ali (Islam) Haliti.

Sipas njoftimit të Kurtit, të tre ishin pjesë e Grupit të Intelektualëve.

Ishin rrëmbyer në prillin e vitit 1999

Kurti ka bërë të ditur se tre intelektualët dhe veprimtarët e njohur të çështjes kombëtare ishin rrëmbyer nga forcat e armatosura serbe në prillin e vitit 1999 dhe më pas ishin zhdukur me dhunë.

Identifikimi është bërë pas analizave të reja të ADN-së nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, së bashku me institucionet përkatëse, tashmë ka informuar familjet e të identifikuarve.

Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve, duke theksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Ai ka kërkuar gjithashtu drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës dhe ka kritikuar Serbinë për mohimin e krimeve dhe moszbardhjen e plotë të fatit të të zhdukurve.

Related

Previous Post

AAK: Mbi 1 miliard euro janë shpenzuar për importin e energjisë elektrike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.