Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i cili i ka dorëzuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve evropiane.
Ajo ka theksuar se Kosova mbetet vend i orientuar drejt Bashkimit Evropian, ndërsa anëtarësimi në BE përbën një nga synimet strategjike të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, funksionimit demokratik të institucioneve dhe vazhdimit të reformave në të gjitha fushat.
Nga ana tjetër, ambasadori i BE-së, Dirk Schuebel, e ka përgëzuar Presidenten për qasjen konstruktive dhe përpjekjet e saj për të kontribuar në frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës.
Presidentja Shiroka Pula, ndërkaq, ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës evropiane të vendit.

