Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të enjten

Qendra Info by Qendra Info
05/11/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 5 nëntor 2026, do të realizohen punime në rrjetin elektrik, si pasojë e të cilave disa lokalitete në Kosovë do të mbesin përkohësisht pa energji elektrike.

Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerjet do të bëhen për shkak të punimeve për sigurinë e sistemit energjetik, mirëmbajtjes preventive, projekteve investive dhe intervenimeve në rrjet nga palët e treta.

Më poshtë gjeni orarin e ndërprerjeve sipas rajoneve:

PRISHTINË

1. Punime për sigurinë e sistemit – 10:00 deri në 14:00

Nga NS 35/10 kV Batllava do të ndërpritet dalja J03 Orllani.

Lokalitetet: Kushevit, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Brainë, Bervenik, Bllatë, Mëtergoc 1 dhe 2, Orllan, Vikendicat dhe te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Demontimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

2. Punime në projekte investive – 09:00 deri në 18:00

Nga NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërpritet dalja Fshatrat 1.

Lokalitetet: Sekiraqa, Poteret, Qershijat, Kamerollet, Sekiraqa 1, 2 dhe 3, Kunushefc 1 dhe 2, Buricë, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët.

Arsyeja: Punime në rrjet.

3. Punime nga pala e tretë – 10:00 deri në 14:00

Nga NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërpritet dalja Ballovci.

Lokalitetet: Surkish, Lladofc, Sfeqel, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Drazhnjë, Rakenicë dhe Turuqicë.

Arsyeja: Vendosja e shtyllës së re, montimi i konzollave dhe izolatorëve, si dhe punime të tjera teknike. KEDS ka njoftuar se energjizimi i trafostacionit nuk do të bëhet deri në përfundimin e dokumentacionit përkatës.

PEJË

Punime për sigurinë e sistemit – 08:00 deri në 14:00

Nga NS 110/10 kV Klinë do të ndërpritet dalja J11 Klinavci.

Lokalitetet: Klinavc, Gjurgjevik i Vogël, Kernicë, Shtupel, Bingjë, Grapc, Leskoc, Krushevë e Vogël, Radulloc, Pataqan, Zllakuqan, Krushevë e Madhe, Ranoc, Berkovë dhe Rudicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe eliminimi i defekteve të identifikuara gjatë inspektimit me dron.

PRIZREN

1. Punime për sigurinë e sistemit – 09:00 deri në 14:00

Nga NS 35/10 kV Zhuri do të ndërpritet dalja J07 Gorozhupi-Dobrushti.

Lokalitetet: Gorozhub, Mile, Plane dhe një pjesë e Zhurit.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe eliminimi i defekteve të evidentuara me dron.

2. Punime për sigurinë e sistemit – 10:00 deri në 15:00

Nga NS 35/10 kV Dikanca do të ndërpritet dalja J05 Radesha.

Lokalitetet: Baçkë, Dikancë, Leshtan dhe Radesh.

Arsyeja: Eliminimi i vërejtjeve të identifikuara gjatë inspektimit me dron.

3. Punime për sigurinë e sistemit – 10:00 deri në 15:30

Nga NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërpritet dalja J14 Bodrumi.

Lokalitetet: Atmaxhë, Nashec I dhe II, Mazrek, Kojushë, Gërshinë, Gjonaj I, II dhe III, si dhe Zym.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

FERIZAJ

1. Punime për sigurinë e sistemit – 10:00 deri në 15:00

Nga NS 110/35/10 kV Lipjan do të ndërpritet dalja Bablaku.

Lokalitetet: Bablak, Babush, Babush i Ri, Cërnillë, Kojskë, një pjesë e magjistrales Ferizaj–Prishtinë, Mirash, një pjesë e Prelezit të Muhaxherëve, Surqinë, Tërn, Rubofc dhe një pjesë e Tërnit (Trim).

Arsyeja: Energjizimi i segmentit të fshatit Mirash.

2. Punime për sigurinë e sistemit – 10:00 deri në 14:00

Nga NS 35/10 kV Shtime do të ndërpritet dalja J02 Kosharja.

Lokalitetet: Gllavicë, Koshare, një pjesë e Lagjes së Salihajve dhe Lubovc.

Arsyeja: Eliminimi i vërejtjeve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.

MITROVICË

1. Punime për sigurinë e sistemit – 10:00 deri në 15:00

Nga NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërpritet dalja Martiraj.

Lokalitetet: Rrugët Bahri Kuqi dhe një pjesë e Ismail Qemajlit, si dhe fshatrat Begaj, Gojbulë, Gumnishtë, Karaçë, një pjesë e Novosellës së Begut, Shilovicë, Skromë, Studime, Studime e Ulët dhe Studime e Epërme.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe intervenime për eliminimin e defekteve të identifikuara gjatë inspektimit me dron.

2. Punime në projektin Turiqevci – 10:00 deri në 16:00

Nga NS 110/10 kV Skenderaj do të ndërpritet dalja Turiqevci.

Lokalitetet: Açarevë, Burojë dhe lagjet e saj Beqani, Duraku, Haliti, Hoti, Kastrati, Man Hajdini, Shala, Thaqi dhe te Xhamia; një pjesë e Izbicës, Klladernicës dhe Klinës së Ulët; Kopiliç, lagjet Marinëve, Hatalaku, Kadrija, Kuqani, Smaka dhe Veseli; Kopiliçi i Epërm dhe i Poshtëm, Turiqevc dhe lagjet Abazi, Ali Obrija, Halimi, Hoti dhe Lutani, Llaushë, një pjesë e Rakinicës dhe Resnikut, si dhe Vojnik.

Arsyeja: Energjizimi i rrjetit të ri dhe i një segmenti të linjës së re në kuadër të projektit Turiqevci.

3. Punime për testimin e sistemit – 10:00 deri në 11:00

Nga NS 110/10 kV Vushtria 2 do të ndërpritet dalja Tregu i Blertë.

Lokalitetet: Shtëpia e Mallrave, Kalaja, Posta e Vushtrrisë, rruga Isuf Zhegrova (banesat), TSB, Ariani Company, Sami Ferizi te Çerdhja, Përparimi dhe TSM-Nr. 3.

Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

GJAKOVË

Punime nga pala e tretë – 10:00 deri në 13:00

Në NS 35/10 kV Gjakova I, nga dalja 10 kV Beci do të ndërpritet furnizimi për NS 10/0.4 kV Burim Mirakaj Axians Software Development Consulting LLC.

Arsyeja: Rregullimi i ormanit 0.4 kV sipas projektit të aprovuar.

GJILAN

Punime për sigurinë e sistemit – 10:30 deri në 15:30

Nga NS 110/35/10 kV Vitia (H06) do të ndërpritet NS 35/10 kV Kllokoti (H04), me ç’rast pa energji elektrike do të mbesin të gjitha daljet 10 kV të kësaj nënstacioni.

Lokalitetet: Pozharan, Sadovinë e Qerkezëve, Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme, Tërstenik, Kllokot, Budrikë e Epërme, një pjesë e Budrikës, Gjylekar, një pjesë e Kllokotit, Radivojc, Remnik dhe Mogillë.

Po ashtu, ndërprerja do të përfshijë një pjesë të rrugëve Viti–Kllokot dhe Preshevë, Fabrikën e Ujit në Zonën Industriale, konsumatorët komercialë dhe Shtëpinë e Shëndetit në Viti, si dhe Ballancën, Çifllakun (një pjesë), Devajën, Kravaricën, Pozharanin, Tërpezën, Zhitinë, F. Jeta, Fshatin e Ri dhe Ramjanin.

Arsyeja: Kyçja e kabllove hyrëse të tensionit të mesëm dhe energjizimi i transformatorit energjetik TR3.

Related

Previous Post

E enjtja me mot të vranët dhe kryesisht të thatë

Next Post

Kurti takohet me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, diskuton për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Next Post
Kurti takohet me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, diskuton për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Kurti takohet me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, diskuton për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.