Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

AUV ndalon importin e produkteve nga një qumështore në Maqedoninë e Veriut, zbulohet disa herë E. coli

Qendra Info by Qendra Info
07/11/2026
in Lajme
0
AUV mohon publikimin e analizave të qumështit: Rezultatet ende nuk kanë përfunduar
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar importin e produkteve ushqimore nga kompania AD Mlekarna Tetovo në Maqedoninë e Veriut, pas zbulimit të përsëritur të bakterit Escherichia coli (E. coli) në mostrat e analizuara.

Vendimi është marrë më 6 nëntor 2026, pas kontrolleve zyrtare dhe analizave laboratorike që kanë evidentuar 11 rezultate mikrobiologjike të pakënaqshme gjatë periudhës prill–tetor 2026.

Sipas AUV-së, analizat janë kryer nga laboratorët e Agjencisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe laboratori Food Lab në Maqedoninë e Veriut.

Produktet ku janë kryer testimet përfshijnë krem të bardhë, produkte të tipit urda dhe përgatitje ushqimore me yndyrë bimore. Në mesin e tyre janë produktet me emrat tregtarë Natura Sharplaninska, Olios dhe Bianco Vacuum.

Cilat kompani i kanë importuar këto produkte?

Sipas dokumentacionit të kontrolleve zyrtare, produktet e këtij stabilimenti janë importuar në Kosovë përmes operatorëve ekonomikë Vizioni M.Z.I, Dauti Komerc dhe Delfini L.T.D.

AUV ka bërë të ditur se të gjitha dërgesat për të cilat janë konstatuar rezultate të pakënaqshme laboratorike janë refuzuar në pikat kufitare dhe nuk janë lejuar të hyjnë në tregun e Kosovës.

Ndalimi vlen për të gjitha produktet e stabilimentit

Përveç ndalimit të importit, AUV ka vendosur edhe largimin e AD Mlekarna Tetovo nga lista e stabilimenteve të aprovuara për import në Kosovë.

Kjo do të thotë se asnjë produkt i prodhuar nga ky stabiliment nuk mund të importohet ligjërisht në Kosovë për sa kohë që vendimi mbetet në fuqi, pavarësisht se cili operator ekonomik tenton ta sjellë atë.

Sipas AUV-së, prania e E. coli mbi kriteret mikrobiologjike mund të tregojë mangësi në higjienën e prodhimit, trajtimin e lëndës së parë, përpunimin ose kushtet sanitare.

A do të kontrollohen edhe produktet që janë importuar më herët?

AUV ka paralajmëruar kontrolle shtesë për të verifikuar nëse produktet e këtij stabilimenti, të importuara më parë, gjenden ende në depo, në rrjetin e shpërndarjes apo në pikat e shitjes në Kosovë.

Kontrollet do të përfshijnë identifikimin e loteve, sasive të importuara dhe të shpërndara, datave të prodhimit dhe skadencës, si dhe marrjen e mostrave për analiza të tjera laboratorike.

Nëse konstatohen produkte që nuk i përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore, Agjencia do të ndërmarrë masa ligjore, përfshirë ndalimin e qarkullimit, tërheqjen nga tregu, njoftimin e konsumatorëve dhe, sipas rastit, kthimin ose asgjësimin e tyre.

Vendimi është marrë në zbatim të Ligjit për Ushqim dhe kërkesave për higjienën dhe kriteret mikrobiologjike të produkteve ushqimore. Për këtë masë është njoftuar edhe autoriteti kompetent i Maqedonisë së Veriut.

Related

Previous Post

Protesta të reja në Francë, “Jelekët e Verdhë” bëjnë thirrje për mosbindje civile – 70 mijë policë në terren

Next Post

SPAK dërgon për gjykim organizatën Çopja-Çela: Dyshohet për trafikimin e 61 tonëve kokainë në Evropë, sekuestrohen 9.1 milionë euro pasuri

Next Post
SPAK dërgon për gjykim organizatën Çopja-Çela: Dyshohet për trafikimin e 61 tonëve kokainë në Evropë, sekuestrohen 9.1 milionë euro pasuri

SPAK dërgon për gjykim organizatën Çopja-Çela: Dyshohet për trafikimin e 61 tonëve kokainë në Evropë, sekuestrohen 9.1 milionë euro pasuri

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.