Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë vizitës së tij në Francë, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shteteve e institucioneve të ndryshme.
Në margjinat e Forumit, kryeministri pritet të takohet edhe me personalitete të njohura nga fusha e arsimit, akademisë, artit dhe kulturës.
Vizita zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes së Kosovës në Forumin e Paqes në Paris.

