Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Herë pas here do të ketë reshje shiu, të cilat më të theksuara pritet të jenë në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë natës.
Gjatë ditës do të ketë periudha me diell, vranësira dhe reshje lokale. Temperaturat pritet të shënojnë rritje të lehtë, si pasojë e depërtimit të masave ajrore nga jugu dhe rrezatimit diellor.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 6°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 12°C.

