Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Qendra Info by Qendra Info
09/11/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën, më 9 nëntor, do të realizojë punime në projekte investive, si dhe ndërhyrje të domosdoshme për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit elektroenergjetik.

Si pasojë e këtyre punimeve, në disa lokalitete të rajoneve të Pejës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjakovës do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Sipas orarit të publikuar nga KEDS, këto janë vendet dhe intervalet kohore kur do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike:

Pejë

Nga NS 35/10 kV Peja II do të ndërpritet dalja 10 kV Rugova (kodi: 50051006), nga ora 09:00 deri në 17:00.

Vendet: Bogë, Drelaj, Dugaivë, Haxhaj, Koshutan, Kuqishtë, Leqinat, Llaz, Llutov, Maja e Zezë, Malaj, Neqinat, Pecaj, Pepiq, Reka e Allagës, Shkrel, Shtupeq, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël dhe Stankaj.

Arsyeja: Energjizimi i rrjetit të ri dhe demontimi i rrjetit të vjetër.

Prizren

Nga NS 110/10 kV Prizreni 3 do të ndërpritet dalja 10 kV Zhupa (kodi: 31000026), nga ora 10:00 deri në 15:30.

Vendet: Bogushevc, Drajçiq, Gornjasellë, Llokovicë, Lubinjë e Epërme, Lubinjë e Poshtme, Manastricë, Mushnikovë, Nebregoshtë, Pllanjan, Prevallac, Reçan, Sredskë, Stajkoc dhe Struzhë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.

Ferizaj

Nga TS Ferizaji 1 110/35/10(20) kV do të ndërpritet dalja 10 kV J03, drejtimi “Qytetit”, me kod 40000001, nga ora 09:00 deri në 12:30.

Vendet: Rruga Zejnulla Zejna, Rexhep Bislimi (te ura), Rexhep Bislimi, Magjistralja Ferizaj–Kaçanik, Luigj Gurakuqi, Ilir Konushevci, Gursel e Bajram Sylejmani, Fshat i Vjetër, Bibaj dhe Ali Hadri.

Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.

Gjakovë dhe Malishevë

Nga NS 35/20 kV Malishevë do të ndërpritet dalja 20 kV J04 Carralluka (kodi: 82082051), nga ora 11:00 deri në 14:00.

Vendet:

  • Rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator) dhe 610 Hisni Mazreku (1 konsumator).
  • Fshatrat: Carrallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim për eliminimin e defekteve dhe sanimin e problemeve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.

Punime investive në rajonin e Gjakovës

Nga NS 35/10 kV Xërxa do të ndërpritet dalja 10 kV J08 Fortesa (kodi: 82081009), nga ora 09:00 deri në 17:00.

Vendet: Bellacërk, Sapniq dhe Fortesë.

Arsyeja: Largimi i përçuesve dhe vendosja e konzollave të tensionit të mesëm (TM).

KEDS u bën thirrje konsumatorëve në këto lokalitete që të kenë parasysh orarin e ndërprerjeve gjatë ditës së hënë.

Related

Previous Post

E hëna me vranësira dhe reshje lokale shiu

Next Post

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite interpelanca për ministrin Vitia dhe çështja e energjisë elektrike

Next Post
Kuvendi nis procesin për zgjedhjen e gjyqtarëve të Kushtetueses

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite interpelanca për ministrin Vitia dhe çështja e energjisë elektrike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.