Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se së bashku me Ritën ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée në Paris.
Pjesëmarrja e tyre ishte në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
Kurti e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka thënë se ishte i nderuar të merrte pjesë në këtë pritje.
