Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Raporti i KE-së për Kosovën, Gërvalla: Kemi përparim, por duhet reformë më e thellë në drejtësi

Qendra Info by Qendra Info
11/11/2026
in Lajme
0
Raporti i KE-së për Kosovën, Gërvalla: Kemi përparim, por duhet reformë më e thellë në drejtësi
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka vlerësuar se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 paraqet një pasqyrë përgjithësisht pozitive, duke theksuar përparimet në luftën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe reformën e sistemit të drejtësisë.

Në fjalimin e saj gjatë debatit parlamentar për këtë raport, Gërvalla tha se Kosova ka shënuar rezultate në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë rritjen e numrit të vendimeve dhe dënimeve të formës së prerë për krim të organizuar, si dhe forcimin e bashkëpunimit me Europolin dhe Eurojust-in.

Ajo përmendi edhe miratimin e Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, Ligjin kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe kalimin në lexim të parë të pesë projektligjeve që përbëjnë pakon e reformës në drejtësi.

Sipas Gërvallës, raportet e sinjalizuesve pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit janë pothuajse dyfishuar, ndërsa në rastet e korrupsionit, jashtë kategorisë së korrupsionit të nivelit të lartë, është rritur numri i vendimeve dhe dënimeve të formës së prerë.

Korrupsioni i nivelit të lartë mbetet sfida kryesore

Megjithatë, ministrja pranoi se raporti evidenton edhe probleme serioze, veçanërisht në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë.

Ajo theksoi se Komisioni Evropian e vlerëson këtë fushë si të përkeqësuar, duke evidentuar rënie të numrit të aktakuzave, vendimeve përfundimtare dhe dënimeve të formës së prerë.

Gërvalla përmendi gjithashtu rritjen e kohës për zgjidhjen e lëndëve penale dhe jopenale, sidomos në shkallën e parë, si dhe shqetësimet për ndikimin e papërshtatshëm në funksionimin e gjyqësorit, përfshirë ndikimet për interesa politike dhe ekonomike.

Sipas saj, pakoja e reformës në drejtësi synon të adresojë këto probleme përmes forcimit të integritetit, performancës dhe përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe përmes ndryshimeve në funksionimin e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial.

Gërvalla flet për problemet në Prokurorinë Speciale

Një pjesë të fjalimit, ministrja ia kushtoi edhe mënyrës së menaxhimit të lëndëve në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ajo tha se ndarja manuale e lëndëve, në vend të ndarjes elektronike dhe të rastësishme përmes sistemit SMIL, ishte bërë praktikë e zakonshme, duke cenuar, sipas saj, transparencën dhe paanshmërinë.

Gërvalla foli edhe për udhëzuesin që, sipas saj, kërkonte miratimin paraprak të ish-kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale për regjistrimin e lëndëve të reja për hetime sipas detyrës zyrtare. Ajo bëri të ditur se më 20 tetor, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit e kishte ndryshuar këtë udhëzues, duke ua mundësuar prokurorëve që numrin e lëndës ta kërkojnë drejtpërdrejt nga Zyra e Regjistrit.

Ministrja përmendi edhe dënimin e ish-kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, për të cilin tha se më 9 nëntor Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar me një vit burgim me kusht, pasi kishte pranuar fajësinë për mosraportimin e një rasti për të cilin kishte pasur dijeni dhe që lidhej me një çështje përmbarimore ku, sipas saj, ishin paguar qindra mijëra euro ryshfet.

Apeli për deputetët për reformën në drejtësi

Në përfundim të fjalimit, Gërvalla tha se Qeveria synon ta bëjë funksionale Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe ta procedojë për votim përfundimtar pakon e reformës në drejtësi.

Ajo u bëri thirrje deputetëve që në leximin e dytë t’i mbështesin projektligjet që synojnë forcimin e kontrollit të integritetit dhe përgjegjësisë disiplinore në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

“Qytetarët do të shohin çfarë propozon secili grup dhe si voton”, tha Gërvalla, duke shtuar se miratimi i reformave do të mund të ndikonte që raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian për Kosovën të jetë edhe më pozitiv.

Related

Previous Post

Mediat serbe: Zvonko Veselinoviqi largohet nga Sarajeva drejt Stambollit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.