Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për intervale të shkurtra me diell. Megjithatë, gjatë ditës vranësirat do të dendësohen, duke sjellë reshje të reja shiu, sidomos në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.
Reshjet pritet të përfshijnë të gjitha rajonet e vendit, ndërsa lokalisht mund të jenë në formë të rrebesheve. Në rajonin e Dukagjinit parashihen reshje më intensive, të cilat mund të shoqërohen edhe me vetëtima dhe bubullima.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 6°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 12°C.

